Lidhje

Skandali i mishit të kalit prek IKEA-n


Kompania suedeze Ikea po tërheq nga tregu evropian disa produkte të ngrira mishi, duke u bërë shitësi i fundit që përfshihet në skandalin në rritje me mishin e kalit.

Kompania e mobiljeve, dyqanet e të cilës kanë gjithashtu edhe restorante që shërbejnë ushqim tha se do të ndalojë gjithashtu shitjen apo shërbimin e qofteve në dyqanet në Suedi.

Njoftimi vjen npasi hetuesit çek thane se kanë gjetur gjurmë të mishit të kalit në dyqanet e Ikeas në Republikën Çeke.

Ikea tha se qoftet me mish kali janë dërguar edhe në dyqanet në Sllovaki, Hungari, Francë, Britani, Spanjë, Itali, Greqi dhe Hollandë. Kompania tha se ka tërhequr tashmë këtë product nga dyqanet.

XS
SM
MD
LG