Lidhje

Një prirje e re në hotelerinë kineze


Hotele luksoze në ndërtesat historike tërheqin turistët e pasur

Biznesi i hotelerisë në Pekin po kalon përmes një revolucionarizimi që synon tërheqjen e të pasurve dhe industrinë e modës në Kinë. Pronarët e prirur për të siguruar fitime në kërkim të magjisë dhe modës po kërkojnë ndërtesa të vjetra dhe qendra të lashta me synim transformimin e tyre nga relike të harruara të epokës të shkuar, në objekte luksoze për turistët.

Dyert e kuqe nën hyrjen e gëdhendur me ornamente ndajnë këtë strehë nga rrugët e zhurmshme të Pekinit. Më shumë se një shekull më parë kjo ishte strehë luksoze e dinastisë së fuqishme Qing.

Kjo ishte mes vilave të para tradicionale të braktisura që u transformua në shërbim të shijeve të reja të elitës kineze. Kjo prirje çoi në kërkesat për tempuj budistë dhe ndërtesave historike të cilat mund të restaurohen dhe shndërohen në hotele luksoze. Prirja shënon një kthim mbrapa pas një dekade ku mijëra ndërtesa të lashta u shëmbën për t’u hapur vend ndërtesave të larta që tani pushtojnë qiellin e Pekinit.

Ky hotel është pronë e zonjës Du Ge dhe u shërben numrit në rritje të udhëheqësve të biznezit kinez dhe të huaj, ndërkohë që vizitorët kanë filluar të kërkojnë shijen e Kinës tradicionale. Vendimin për të hapur hotelin, zonja Du Ge e mori pasi udhëtimet në Evropë treguan se ndërtesat tradicionale po bëheshin hotele të kërkuara dhe të shtrenjta.

Një natë në hotelin me pesë yje kushton 300 dollarë.

“Shumë mysafirë vijnë këtu në kërkim të një eksperience ndryshe ndaj zgjedhin hotele me stil të pazakontë. Ata gjejnë këtu rehatin dhe qetësinë e një hoteli tradicional kinez por me elemente modern.”

Vendodhja pranë liqenit Houhai dhe Kullës Drim ishte ideale për synimin. Në vitin 2006 ajo ftoi dy arkitektë nga Belgjika dhe Kina për planifikimin, ndërtimin dhe restaurimin e tij, duke e kthyer atë në një hotel luksoz me 10 dhoma gjumi. Du Ge hapi dyert në vitin 2008.

Është kombinim i bukurisë tradicionale me rehatinë e jetës moderne, përfshi barin perëndimor dhe aparatet e reja televizive me rezolucion të lartë. Manaxherët thonë se shumica e mysafirëve janë turistë nga Evropa dhe Amerika.
Stili i çdo dhome është frymëzuar nga elementë të ndryshme të kulturës kineze si bambuja, ikonografia tibetiane dhe gdhëdjet mongoleze.

Por mysafirët e hotelit Grace Pekin janë shumë të ndryshëm.

Pamja nga jashtë nuk është pompoze. Faktikisht, është bazuar në një ish fabrikë kristalesh nga Distrikti i Artit në Pekin dhe u projektua nga arkitektë komunistë të Gjermanisë Lindore të cilët shkuan në Kinë për të ndihmuar në industrializimin e vendit në vitet 1950-të. Restaurimi u bë nga arkitektë evropianë dhe kinezë dhe hoteli hapi dyert këtë vit. Dhomat kanë një mobilim të veçantë me një stil që ndërthurr dekorin e dinastisë Ming, influencat kineze dhe rikujtesës nga e kaluara.

Hoteli Tempull po restaurohet, ndërkohë që ka ngjallur një interes të madh mes atyre që kërkojnë të kenë një përvojë kineze në mjedise të mirëfillta me një histori 600 vjeçare.

“Me restaurim nënkuptojmë kthimin në diçka autentike. Origjinaliteti është diçka që i përket këtij vendi.”

Krijuar nga perandori Yongle i dinastisë Ming të shekullit 15, kjo ndërtesë ishte fillimisht shtypshkronjë tekstesh fetare budiste. Në vitin 1683 perandori Kangxi i dinastisë Qing shpalli budizmin tibetian si besimin zyrtar të rajonit, që shënoi krijimin e tempullit Zhizhusi të njohur sot me emrin Salla Kryesore. Emri në dialektin madarin do të thotë “Tempulli i Urtësisë”.

Me themelimin e Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949, rreth 3 mijë tempuj si ky u shdërruan për përdorim civil dhe shumë prej tyre u shkatërruan ndërkohë që filloi modernizimi i qyteteve. Pas rigjetjes së tempullit në vitin 2007, ndërtesa ishte e harruar dhe e shkatërruar mes shumë banesave të braktisura. Synimi tani është restaurimi në formën origjinale dhe konservimi i historisë që bart.
XS
SM
MD
LG