Lidhje

Shqipëri: Anketa për zgjedhjet vendore


Instituti “Shtëpia e Europës” publikoi sot sondazhin “Zëri i qytetarëve në zgjedhjet vendore”, i kryer në 5 qytete të vendit: Tiranë, Berat, Lezhë, Durrës dhe Korçë.

Në sondazhin me mbështetjen e Institutit për Studime Ndërkombëtare dhe ambasadës së SHBA-ve, qytetarët pohuan se në një masë rreth 80 për qind kanë marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara dhe po aq do të marrin pjesë edhe këtë radhë.

Zeri i qytetareve ne zgjedhje
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:37 0:00

Ndërsa ata që thonë se nuk do të marrin pjesë, janë të ndarë në vlerësimet se zgjedhjet nuk sjellin ndryshim dhe se nuk besojnë që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme.

Afro gjysma e të anketuarve u shprehën se zgjedhjet priten të jenë të lira dhe të drejta, ndërsa gjysma tjetër jo.

Mosbesimi më i madh tek zgjedhjet e lira është në Tiranë dhe në Durrës.

Të anketuarit besojnë se K.Q.Z. dhe qeveria kanë peshë të barabartë në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, dhe më pak partitë, kandidatët dhe mediat.

Qytetarët e anketuar besojnë se janë njëlloj të rëndësishme cilësitë personale të kandidatit, partia që e sjell dhe programi i tij.

Berati dhe Durrësi pritet të shohin më shumë cilësitë e kandidatëve, Tirana dhe Korça do të shohin më shumë programin, ndërsa Lezha pritet të shohë më shumë cilësitë dhe partitë që i kandidojnë.

Por, kush i ka zjedhur kandidatët për kryetarë bashkie? Shumica e të anketuarve në Lezhë, Tiranë dhe Berat thonë se kandidatin e zgjedh kryetari, ndërsa pjesa më e madhe në Durrës dhe Korçë thonë se e zgjedh kryesia. Janë të pakonsiderueshme shifrat se kandidatët i zgjedhin qytetarët, antarësia e partisë.

Nga ana tjetër, pakënaqësi të mëdha janë zbuluar nga shërbimet e bashkive aktuale.

Vetëm 7 për qind thonë se janë shumë të kënaqur.

Vlerësimet më të larta i merr arsimi dhe shëndetësia, ndërsa pakënaqësitë më të mëdha janë për shërbimet sociale, strehimi, planfikimin urban, ndërtimet dhe infrastrukturën.

Për zhvillimin ekonomik të bashkive afro 55-75 për qind pohojnë se nuk është bërë mjaftueshëm, ndërsa pjesa tjetër nuk përgjigjen, por vetëm një pakicë 10-20 për qind kanë mendim të mirë për ekonominë.

Përgjigjet për mjedin janë akoma më negative se sa ato për gjendjen ekonomike.

Anketa i pyeti qytetarët se cilat janë shqetësimet kryesore për komunitetin? Në masë dërrmuese ata përgjigjen se problemet më të mëdha janë papunësia, varfëria, korrupsioni.

Më pas shqetësime kryesore mbeten mjedisi, shëndetësia hapësirat publike dhe shërbimeve sociale. Qytetarët pohojnë se janë më pak të shqetësuar për arsimin, sigurinë dhe strehimin.

Sondazhi zbuloi po ashtu edhe një pakënaqësi dhe mos-informim të konsiderueshëm të qytetarëve mbi reformën territoriale dhe administrative si dhe me ndikin që ajo do të ketë në jetën e tyre komunitare.

Lidhur me reformën territoriale, më pak se gjysma e njerëzve pohojnë se janë informuar plotësisht ose pjesërisht, ndërsa pjesa tjetër jo.

Rreth 60 për qind e të anketuarve në Tiranë, Durrës dhe Korçë janë të kënaqur nga kjo reformë, Lezha dhe Berati dalin më pak të kënaqur, por një pjesë e konsiderueshme pohojnë se nuk janë të kënaqur, se nuk duan të shprehen ose se nuk e dinë.

Rreth 20 për qind e të anketuarve shprehin shqetësim se njësia e tyre komunale do të shkrihet pastaj më shumë se gjysma janë përgjigje të gabuara se njësia e tyre nuk do të ndryshojë apo se nuk dinë si të përgjigjen.

XS
SM
MD
LG