Lidhje

Presidenti, tërhiqet dhe kandidati Hoxha


Kandidati zyrtar i së djathtës lë garën pak minuta para votimit. Shumica propozon ministrin e Brendshëm Bujar Nishani. Seanca në orën 17.00

Në Shqipëri, procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të vendit mori një tjetër rrjedhë të papritur sot, ndërsa pritej të niste seanca e votimit në parlament. Kandidati zyrtar i shumicës në pushtet, Artan Hoxha njoftoi tërheqjen nga gara. E dyta tërheqje pas asaj të anëtarit të Gjykatës kushtetues Xhezair Zaganjori. Nga shumica nuk janë dhënë arsyet publike të këtij vendimi të zotit Hoxha por mendohet se ajo mund të jetë e lidhur me të kaluarën e tij në vitet ’80. Shumica njoftoi se kandidati i ri i saj për kreun e Shtetit do të jetë ministri aktual i Brendshëm Bujar Nishani, emri i të cilit ishte paraqitur edhe mbrëmë në bisedimet mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës socialiste Edi Rama. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të partisë demokratike Astrit Patozi, seanca për votimin e zotit Nishani do të zhvillohet pasdite në orën 17.00.
XS
SM
MD
LG