Lidhje

Ministri Hoxhaj, promovim libri në Tiranë


Në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, publikoi sot librin e tij “Ngritja e një shteti”.

Në mesin e diplomatëve të Shqipërisë, autori shpjegoi se libri përshkruan historinë e ndërtimit të institucioneve të Kosovës dhe sfidat e politikës së jashtme të shtetit më të ri.

Hoxhaj promovon librin në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, publikoi në Tiranë librin më të fundit të tij, “Ngritja e një shteti”, kushtuar themelimit në Prishtinë të Republikës së Kosovës.

Libri përshkruan rrugëtimin e Kosovës gjatë ngritjes së institucioneve të saj. Studiuesit pohojnë se vëllimi ngjan edhe me një platformë të shqiptarëve për më shumë maturi dhe ndihmesë në qëndrueshmërinë e demokracisë në rajonin e Europës juglindore.

Autori Enver Hoxhaj tha se deri tani Kosova ka shënuar arritje të mëdha; është njohur nga 112 shtete, është antarësuar në 50 organizata të ndryshme, ka nënshkruar marrëveshje të stabilizim-asociimit me BE-në, dhe studimi synon të shpjegojë mënyrën e veçantë të funksionimit të politikës së jashtme të shtetit të Kosovës.

Rruga e politikës së jashtme të Kosovës është e veçantë, metodat e saj janë unike, pritshmëritë e saj janë shumë specifike, tha ai.

Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se Shqipëria ka shumë cfarë t'i ofrojë Kosovës, por edhe ka shumë për të mësuar prej saj në rrugën e përpjekjeve për shtetformim dhe forcim të institucioneve.

Libri “Ngritja e një shteti” përfshin ngjarje që lidhen me OKB-në, NATO-n, OSBE-në dhe EULEX-in në Kosovë dhe vështirësitë e saj për t'u njohur si shtet i ri në arenën e diplomacisë ndërkombëtare.

Të gjitha këto kanë ecur nëpër një rrugë të vështirë e të gjatë, së bashku me konstituimin e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe forcimin e tyre.

XS
SM
MD
LG