Lidhje

Hoxhaj: Serbia duhet të heqë strukturat paralele në veri të Kosovës


Hoxhaj: Serbia duhet të heqë strukturat paralele në veri të Kosovës
Hoxhaj: Serbia duhet të heqë strukturat paralele në veri të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku dje mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. Zoti Hoxhaj kërkoi gjatë fjalës së tij që Serbia të heqë strukturat paralele nga rajonet në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Ndërkohë po dje në një intervistë për Zërin e Amerikës, përfaqësuesi ndërkombëtar Peter Faith tha se Beogradi duhet të largojë strukturat e sigurisë, ndërsa sipas tij, mund të vazhdojnë programet e shëndetësisë dhe të arsimit për komunitetin serb në veri. Për të biseduar më në hollësi mbi situatën në veri, e cila ka qënë në qëndër të përpjekjeve ndërkombëtare kohët e fundit, në studion e Ditarit ishte i ftuar Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

XS
SM
MD
LG