Lidhje

Hoyt Yee ndodhet për vizitë në Maqedoni


Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee ndodhet për vizitë në Maqedoni, ku ka diskutuar me zyrtarët më të lartë shtetërorë dhe drejtuesit politikë mbi zhvillimet e përgjithshme në vend.

Gjatë takimit me zotin Yee, Presidenti Gjorgje Ivanov rikonfirmoi përkushtimin e Maqedonisë ndaj integrimit euro-atlantik dhe bëri thirrje për mbështetjen amerikane para takimit të nvelit të lartë të Natos në Britaninë e Madhe. Zyrtarët maqedonas kanë folur me zotin Yee edhe për problemin e emrit të vendit me Greqinë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti theksoi se është koha për një ndërhyrje serioze të komunitetit ndërkombëtar, të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e këtij problemi, pasi sipas tij propozimi i fundit i ndërmjetësit Mathew Nimetz nuk cënon identitetin dhe gjuhën e komunitetit maqedonas. Hoyt Yee do të qëndrojë deri nesër në Shkup, ku do të ketë takime edhe me shoqërinë civile.
XS
SM
MD
LG