Lidhje

Yee: Mbështesim Maqedoninë në rrugën e integrimit


Hoyt Yee në Shkup

Hoyt Yee në Shkup

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, Hoyt Yee, konfirmoi në Shkup mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Maqedonisë drejt integrimit Euro-atlantik.

Zoti Yee e viziton Shkupin në një kohë kur Maqedonia është futur në një krizë politike, pas publikimit të bisedave të përgjuara të zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Ai tha se “këto çështje kërkojnë përgjigje dhe llogaridhënie”. Zoti Yee i bëri thirrje qeverisë maqedonase dhe institucioneve të vendit që akuzat për shkelje të mundshme ligjore, të merren seriozisht.

Diplomati i lartë amerikan i bëri komentet pas takimit me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski.

XS
SM
MD
LG