Lidhje

Raporti i përvitshëm i Human Rights Watch


Organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch” thotë se qeveritë e botës bëjnë gabime serioze, kur sakrifikojnë të drejtat e njeriut në emër të forcimit të masave të sigurisë.

Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë të publikuar sot, grupi thotë se Nigeria, Iraku, Siria, Israeli dhe Shtetet e Bashkuara janë mes vendeve që shfrytëzojnë shqetësimet për sigurinë për të justifikuar shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Grupit, Kenneth Roth, forcimi i sigurisë mund të jetë antiproduktiv, duke prishur besimin dhe duke përkeqësuar tensionet mes grupeve rivale.

Raporti fajëson Irakun dhe Sirinë për politike “sektare dhe abuzive”, të cilat çuan në lindjen e ekstremizmit të Shtetit Islamik. Në raport thuhet se përdorimi i dhunës ndaj civilëve dhe izolimi nga qeveria irakiane i komuniteteve të myslimanëve suni i dha Shtetit Islamik mundësinë që të sigurojë mbështetjen e këtyre grupeve.

Human Rights Watch thotë se presidenti Barack Obama ka refuzuar të hetojë, ose ndjekë penalisht personat përgjegjës për torturat që mendohet të ketë kryer CIA, bazuar tek gjetjet e një hetimi të kohëve të fundit të Senatit.

“Mohimi i kësaj detyre ligjore e bën më të mundshme, thuhet të raport, “që presidentët e ardhshëm ta trajtojnë torturën si një alternativë politike, në vend të krimit”.

Në raport thuhet se përmbushja e sfidave të sigurisë kërkon jo vetëm përmbajtjen e elementëve të rrezikshëm, por njëkohësisht “rindërtimin e një strukture morale që përforcon rendin social dhe politik.”

Human Rights Watch thotë në raport se Nigeria dhe Israeli kanë lejuar personelin e tyre ushtarak të bëhet abuziv, ndërsa përpiqen të mbajnë nën kontroll grupet militante Boko Haram dhe Hamas.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG