Lidhje

HRW: BE t'i kërkojë Serbisë si kusht arrestimin e Ratko Mlladiçit


Ratko Mladic
Ratko Mladic

Organizata Human Rights Watch thotë se Bashkimi Evropian duhet t'i kërkojë Serbisë të arrestojë të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiç, para se Beogradi të lejohet të vendosë lidhje më të ngushta me BE-në.

Në një letër drejtuar sot ministrave për marrëdhëniet me jashtë të BE-së, organizata thotë se blloku duhet të demonstrojë angazhimin e saj për drejtësi duke i bërë thirrje Serbisë të arrestojë Mlladiçin.

Grupi i të drejtave thotë se dështimi nga ana e BE-së për të këmbëngulur në bashkëpunimin e plotë të Serbisë me gjykatën e Hagës do të dëmtojë rëndë shanset për përgjegjësi të plotë për masakrën e Srebrenicës.

Mlladiçi përballet me gjykimin e Hagës. Ai është akuzuar për gjenocid lidhur me rolin në masakrën e Srebrenicës.

68 vjeçari Mlladiç nuk është parë në publik prej vitesh.

XS
SM
MD
LG