Lidhje

HRW dokumenton: Bashkëpunim mes Gadafit dhe zbulimit të Perëndimit

  • Zëri Amerikës

HRW dokumenton: Bashkëpunim mes Gadafit dhe zbulimit të Perëndimit

HRW dokumenton: Bashkëpunim mes Gadafit dhe zbulimit të Perëndimit

Hetuesit e organizatës Human Rights Watch kanë zbuluar dokumente sekrete në Libi që duket se tregojnë bashkëpunim të ngushtë mes agjencive perendimore të zbulimit dhe ish regjimit libian, me CIA-n që edhe ka ndihmuar qeverinë Gadafi të rrëmbente terroristë të dyshuar në vende të tjera.

Aktivistët e Human Rights Watch i zbuluan dokumenta dje në Tripoli në një zyrë të braktisur që përdorej dikur nga ish shefi i spiunazhit libian dhe aleati i ngushtë i Gadafit, Musa Kusa. Ai ka drejtuar shërbimin e zbulimit nga viti 2003-2004 dhe më pas shërbeu si ministër i jashtëm në qeverinë Gadafi.

Human Rights Watch që i analizoi dokumentat thotë se nuk ka qënë në gjendje të verifikoi plotësisht vërtetësinë e tyre dhe se asnjë prej tyre nuk ishte shtypur në dokumente zyrtare. Megjithatë, është dikur në përgjithësi se agjencitë perendimore të zbulimit kanë bashkëpunuar me Libinë që nga viti 2004, kur zoti Gadafi tha se qeveria e tij do të çarmatosej nga të gjitha armët e shkatërrimit në masë.

Njoftimet rreth aktiviteteve të CIA-s gjatë viteve të fundit kanë sugjeruar se Libia ka qënë e përfshirë në programin sekret të agjencisë për ndalimin, transportimin dhe marrjen në pyetje të terroristëve të dyshuar në vende të huaja – zakonisht vende pa lidhje me operacionet e të dyshuarve për terrorizëm.

XS
SM
MD
LG