Lidhje

HRW: Hetime të pavarura për arrestimin e Albin Kurtit

  • Zëri Amerikës

HRW: Hetime të pavarura për arrestimin e Albin Kurtit

HRW: Hetime të pavarura për arrestimin e Albin Kurtit

Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch bëri thirrje sot për hetime lidhur me mënyrën e arrestimit të kryetarit të lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë Albin Kurti. Human Right Watch i bën thirrje EULEX-it, që të krijojë një komision të pavarur për të hetuar operacionin e policisë gjatë të cilit, sipas organizatës, është përdorur forcë e tepruar për arrestimin e zotit Kurti. Operacioni i policisë, një pjesë e të cilit është regjistruar me video, filloi ndërsa Lëvizja Vetvendosja po zhvillonte një konferencë shtypi me rastin e 5-vjetorit të krijimit, ku Albin Kurti bëri të njohur synimin e grupit për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Pamjet e operacionit janë shqetësuese, thekson Human Rights Watch, prandaj duhet ngritur një komision i pavarur për hetimin e incidentit. Kjo, thuhet në deklaratë, është jetike për besueshmërinë e policisë si mbrojtëse e sundimit të ligjit në Kosovë. Incidenti u shkaktoi dëmtime disa anëtarëve të lëvizjes Vetvendosje, për shkak se policia përdori forcën dhe lëndë spërkatëse, madje njëri nga aktivistët ishte plagosur rëndë në qafë, thuhet në deklaratën e Human Rights Watch. Shërbimi policor i Kosovës duhet të japë lidhur me operacionin e arrestimit dhe policia duhet të zhvillojë hetime të brendshme, thotë organizata e të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG