Lidhje

OKB akuzon rebelët dhe trupat siriane për dhunën


Rusia ashpërson pozicionin kundër presionit të Perëndimit për të përmbysur regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Kreu i grupit të vëzhguesve të OKB-së ka akuzuar si rebelët ashtu edhe trupat qeveritare për shtimin e dhunës në vend. Kjo vjen ndërsa Rusia ashpërson pozicionin e saj kundër presionit të Perëndimit për të përmbysur regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Gjeneral majori Robert Mood tha sot se luftimet e 10 ditëve të fundit kanë qënë “qëllimisht intensive nga të dyja palët, me humbje dhe rreziqe të mëdha për vëzhguesit”. Ai tha se sulmet e përshkallëzuara mund të shkaktojnë forcat e tij të pa armatosura të tërhiqen.

Qeveria siriane vazhdoi sot ofensivën kundër zonave të mbajtura nga rebelët. Luftime të ashpra u njoftuan në mbarë province Aleppo dhe qytetin qëndror të Homsit.

Grupi me seli në Britani, Obzervatori për të Drejtat e Njeriut i tha Zërit të Amerikës se forcat e sigurisë bombarduan gjithashtu zonat e kontrolluara nga opozita dhe u përleshën me rebelët në Duma dhe Damask. Dhjetra njerëz janë vrarë gjatë ditëve të fundit në luftimet e intensifikuara.

Në Moskë, Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov mohoi thëniet se qeveria e tij po diskuton planet për një transformim politik në Siri. Ai tha se Rusia nuk përfshihet në ndryshimin e regjimeve përmes miratimit të veprimeve unilaterale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe as përmes “ndonjë pjesëmarrje në ndonjë komplot politik”.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Victoria Nuland sugjeroi dje se Uashingtoni dhe Moska po diskutojnë një strategji pas regjimit të Assadit në Siri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG