Lidhje

HRW: Bomba thërmuese në Siri


Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch njoftoi sot se për herë të parë në Sirinë veriore po përdoren një lloj bombash thërrmuese të prodhuara në Rusi.

Organizata thotë se ky zhvillim “ngre shqetësime serioze”, se Rusia po i përdor vetë këto bomba gjatë fushatës së saj në Siri, ose po ia ofron ato ushtrisë siriane.

Zëvendësdrejtori për Lindjen e Mesme në grupin “Human Rights Watch”, Nadim Houry, tha se “është shqetësues përdorimi i këtij lloj municioni, që mund të dëmtojë popullsinë civile në Siri për vite me radhë.

As Rusia dhe as Siria nuk duhet të përdorin municionet thërrmuese, dhe madje ato duhet të anëtarësohen menjëherë në marrëveshjen ndërkombëtare që ndalon përdorimin e tyre”, tha zyrtari i grupit “Human Rights Watch”.

Organizata publikoi fotografi dhe filmime të marra pranë fshatit Kaf Halab, rreth 15 kilometra afër qytetit Aleppo, ku tregohen mbetjet nga përdorimi i këtij lloji municioni.

XS
SM
MD
LG