Lidhje

Hua me vlerë prej 712 miliardë dollarësh e Bankës Qendrore Evropiane


Hua me vlerë prej 712 miliardë dollarësh e Bankës Qendrore Evropiane
Hua me vlerë prej 712 miliardë dollarësh e Bankës Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Evropiane u ka dhënë sot hua me vlerën e 712 miliardë dollarëve 800 bankave në mbarë kontinentin, në një përpjekje të re për të nxitur ekonominë evropiane dhe për ta ndihmuar të rimëkëmbet nga kriza e borxheve.

Kreditë me një afat tre-vjeçar që dha sot Banka Qendrore kanë një përqindje interesi tepër të ulët, prej vetëm 1 për qind.

Banka Qendrore shpreson që huatë e reja, krahas me shumën e 658 miliardë dolalrëve që ajo miratoi në dhjetor, do t’ia lehtësojnë punën bankave private evropiane për të lehtësuar mungesat në likuiditete, si dhe për t’i dhënë kredi të reja bizneseve dhe individëve.

XS
SM
MD
LG