Lidhje

Huadhënësit përgjysmojnë borxhin e Greqisë


Huadhënësit më të mëdhenj privatë për Greqinë thonë se do të eliminojnë më shumë se gjysmën e borxhit që Athina u detyrohet këtyre institucioneve. Ky hap merret për të shmangur rrezikun që Greqia të mos paguajë këstin e borxhit këtë muaj.

Bankat, kompanitë e sigurimeve dhe firmat e investimeve thanë sot se do të përfshihen në një plan për të reduktuar me 142 miliardë dollarë borxhin grek, megjithëse nuk është bërë ende e qartë se çfarë përqindjeje të kësaj shume do të përballojë secili institucion. Me këto reduktime të borxhit, institucionet huadhënëse do të humbin tre të katërtat e investimeve origjinale tek bonot greke të thesarit.

Disa prej firmave më të njohura financiare evropiane janë ndër 12 kompanitë huadhënëse që kanë rënë dakord të ndihmojnë Greqinë në përballimin e borxhit. Ndër to është Deutsche Bank dhe Commertzbank si dhe Banka Kombëtare e Greqisë.

XS
SM
MD
LG