Lidhje

Hugo Çavez do t'i nënshtrohet një raundi tjetër kimioterapie


Hugo Çavez do t'i nënshtrohet një raundi tjetër kimioterapie

Hugo Çavez do t'i nënshtrohet një raundi tjetër kimioterapie

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez tha se sot ai do t’i nënshtrohet një raundi të tretë të kimioterapisë në vendin e tij. Chavez, i cili ka shkuar më parë në Kubë për trajtim, bëri të njohura planet për trajtimin kancerit gjatë një transmetimi televiziv të shtunën.

Mjekët kanë hequr një tumor kanceroz nga udhëheqësi socialist në muajin qershor. Presidenti Chavez dy herë ka udhëtuar në Havana për trajtimin e kancerit.

Presidenti Chavez ka thënë më parë se ai do ta mposhtë kancerin dhe do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 për një mandat të ri 6-vjeçar. Udhëheqësi i Venezuelës ka qenë në pushtet për 12 vjet.

XS
SM
MD
LG