Lidhje

Festime në Karakas për Hugo Chavez-in


Mbështetësit e presidentit të Venezuelës treguan solidaritet për udhëheqësin, i cili nuk mund të bëjë betimin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore

Mbështetësit e presidentit të Venezuelës Hugo Chavez po festojnë jashtë pallatit presidencial në Karakas, duke treguar solidaritet për udhëheqësin i cili nuk mund të bëjë betimin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Inaugurimi zotit Chavez për një mandat të ri ishte planifikuar për sot, por ai vazhdon të qëndrojë në Kubë, ku është duke e marrë veten nga një operacion për trajtimin e kancerit.

Një festë masive në rrugë ka zëvendësuar ceremoninë e betimit. Disa presidentë të Amerikës Latine, përfshirë presidentin e Uruagait Jose Mujica, atë të Bolivisë Evo Morales dhe presidentin e Nikaraguas Daniel Ortega, po marrin pjesë në këto festime.

Gjykata e Lartë e Venezuelës ka vendosur të shtyjë inaugurimin e zotit Chavez për një kohë të pacaktuar.

Udhëheqësit e opozitës janë të revoltuar nga vonesa, duke argumentuar se zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 30 ditësh, nëse presidenti nuk është i aftë të bëjë betimin më 10 janar, ashtu siç e kërkon kushtetuta.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG