Lidhje

Çmimi për të drejtat e njeriut


Çdo pesë vjet, për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Kombet e Bashkuara nderojnë individë të cilët kanë dhënë një kontribut të mirëqënë për avancimin e të drejtave të njeriut. Këtë vit, ndër pesë fituesit e çmimit ishte edhe kosovarja Hiljmnijeta Apuk.

Çmimet për Të Drejtat e Njeriut kanë për qëllim të nderojnë dhe vlerësojnë njerëz dhe organizata të cilat kanë dhënë një kontribut të shquar në mbrojtjen e të drejtave, të shprehura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në instrumente të tjera të Kombeve të Bashkuara. Këto çmime jepen çdo pesë vjet, dhe kësaj rradhe, ndër fituesit ishte edhe kosovarja Hiljmnijeta Apuk, themeluesja dhe drejtuesja e organizatës jo qeveritare “Njerëzit e Vegjël të Kosovës.”

“Personat me aftësi të kufizuara janë një pakicë në Kosovë, por edhe në botë. Tani në Kosovë ne jemi pakica më e madhe multi-etnike në vend. Sepse ne flasim gjuhë të ndryshme.”

Organizata “Njerëzit e Vegjël të Kosovës” u themelua në vitin 2002, por zonja Apuk ka një eksperiencë më të gjerë në lidhje me të drejtat e njeriut. Ajo ka qenë vullnetare nga viti 1976 deri në 1999 për organizatën jo qeveritare “Shoqata për Distrofi Muskulare e Jugosllavisë.” Pastaj, në vitin 1994, ajo themeloi organizatën “Njerëzit e Vegjël të Jugosllavisë,” organizatën e parë të tillë në Ballkan, por zyra e tyre u shkatërrua gjatë luftës në vitin 1999, dhe tre vjet më vonë, ajo themeloi “Njerëzit e Vegjël të Kosovës.”
Ndër të tjerë që u nderuan me çmimin e Të Drejtave të Njeriut këtij viti ishin aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai, dhe Gjykata e Lartë e Meksikës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG