Lidhje

Human Rights Watch kritikon vendet që lejuan vazhdimin e shtypjes qeveritare në Siri


Human Rights Watch kritikon vendet që lejuan vazhdimin e shtypjes qeveritare në Siri
Human Rights Watch kritikon vendet që lejuan vazhdimin e shtypjes qeveritare në Siri

Raporti vjetor për më shumë se 90 vende thekson përhapjen e lëvizjes demokratike të Pranverës Arabe dhe i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të ofrojë mbështetje të fuqishme për vendet në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme që po kërkojnë reforma demokratike, në vend që të mbështesin autokratët që kanë mbajtur eksportet e naftës.

Në raportin e tij, grupi i monitorimit Human Rights Watch kritikon disa qeveri perëndimore për kundërshtimet e vonuara ndaj presidentit egjiptian Hosni Mubarak derisa u bë qartë se ai nuk kishte rrugë tjetër përveçse të largohej nga pushteti.

Human Rights Watch po ashtu thotë se ka patur presion tejet të vogël ndaj qeverisë së Bahreinit e cila shtypi lëvizjet për demokraci. Lidhur me Yemenin, Human Right Watch shprehu zhgënjim që vendet perëndimore pranuan një plan që përfshinte imunitet për presidentin në largim Ali Abdullah Saleh.

Human Right Watch rezervuan kritikat më të ashpëra për ngjarjet në Siri, ku qeveria e Presidentit Bashar al-Assad ka shtypur brutalisht protestat.

Raporti thotë se shtypja e vazhdueshme ka penguar disa reforma që Presidenti ka ndërmarrë. Raporti detajon operacionet ushtarake në shkallë të gjerë në disa qytete dhe arrestime arbitrare, torturën dhe vrasjen e mijëra shtetasve.

Duke folur në drekën e Kombeve të Bashkuara “Raporti Botëror 2012, drejtori i Human Rights Watch për Kombet e Bashkuara Philippe Bolopion, veçoi Kinën dhe Rusinë, të cilat përdorën veton në Këshillin e Sigurimit në muajin tetor për të parandaluar një rezolute mbi Sirinë.

“Mendojmë se ato kanë një përgjegjësi të madhe. Mbi 3 mijë njerëz janë vrarë në Siri që nga koha kur këto dy vende votuan për të bllokuar çdo veprim të këshillit. Ende nuk kemi patur një resolute të vetme për Sirinë, pavarësisht se janë vrarë më shumë se 5 mijë njerëz.”

Zoti Bolopion tha se veprimet e Rusisë janë tejet shqetësuese sepse mund të shihen se kanë ndikuar në përshkallëzimin e dhunës në Siri. Ai e vuri theksin tek njoftimet e fundit të medias mbi një anije ruse që transportonte municione e cila u ankorua në portin sirian Tartus dhe një raport tjetër se Moska ka nënshkruar një marrëveshje gjysëm miliard dollarësh për t’i shitur Damaskut 36 aeroplanë luftarakë.

“Rusia ka drejtuar ato që kanë qënë përpjekje gjysmake për negocimin e një resolute të dobët gjatë javëve të fundit. Në të njëjtën kohë Rusia ka vazhduar shitjen dhe dërgesat e armëve në Siri, çfarë është në të vërtetë një fyerje për popullin sirian.”

Ai po ashtu kritikoi Indinë dhe Afrikën e Jugut të cilat janë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Brazilin i cili përfundoi një sezon dy vjeçar në këshill në muajin dhjetor për qendrimin e tyre ndaj Sirisë. Këto tre vende abstenuan rezolutën për Sirinë të cilës Rusia dhe Kina i vunë veton. Zyrtari i Human Rughts Watch e quajti këtë veprim një gabim të thellë.

XS
SM
MD
LG