Lidhje

Human Rights Watch nxit perëndimin të mbështesë demokracitë arabe


Human Rights Watch nxit perëndimin të mbështesë demokracitë arabe
Human Rights Watch nxit perëndimin të mbështesë demokracitë arabe

Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch u kërkon fuqive perëndimore që të mbështesin të drejtat e protestuesve të Pranverës Arabe për të ndërtuar demokraci të vërteta pas përmbysjes së autokratëve që dikur mbështeteshin nga Perëndimi.

Në raportin vjetor të vitit 2012, organizata tha sot se perëndimi tradicionalisht ka ndjekur një politikë “frenimi”, në mbështetje të një sërë autokratësh arabë për të garantuar stabilitet në rajon, “ndërsa demokracia përhapet në pjesë të tjera të botës”.

Grupi me qendër në New York tha se arsyet se pse aq shumë qeveri demokratike bënë “një përjashtim arab” përfshijnë frikën nga mundësia e islamizmit politik dhe terrorizmit, nevoja për vazhdimësinë e burimeve të naftës dhe një politikë e mbështetjes tek autokracitë për të ruajtur paqen arabo-izraelite dhe për të ndihmuar në frenimin e emigrimit në Evropë.

Drejtori ekzekutiv i organizatës Kenneth Roth tha se “ata që drejtojnë Pranverën Arabe meritojnë mbështetje ndërkombëtare për të garantuar të drejtat e tyre dhe për të ndërtuar demokraci të vërteta”.

Në raportin për gjendjen e të drejtave të njeriut që përfshin ngjarjet e vitit të kaluar, përfshihet edhe Kosova. Raporti thotë se situata e tё drejtave tё njeriut atje u pёrmirёsua pak, në “mes të negociatave ngurruese me Serbinё dhe tensioneve midis serbёve dhe shqiptarёve nёkufirin verior qёndonjeherё çoi drejt dhunёs”. Sistemi i drejtёsisё mbeti i dobёt dhe diskriminimi ndaj pakicave Rome, Ashkali dhe Egjiptase vazhdoi. Në raport thuhet se zgjedhjet e pёrgjithshme nё dhjetor të vitit 2010 u zhvilluan pa dhunё, por u shoqëruan nga parregullsi qё vëzhguesit ndёrkombёtarё thanёse vunё nё dyshim rezultatet.

XS
SM
MD
LG