Lidhje

HRW: Kryengritësit sirianë krime kundër njerëzimit


Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch akuzoi kryengritësit sirianë për krime kundër njerëzimit gjatë një offensive të fundit në një zonë që mbahet nga forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad.

Organizata me qendër në New York thotë se forcat e opozitës siriane kanë vrarë të paktën 190 civilë dhe kanë marrë peng 200 persona, shumica gra dhe fëmijë, gjatë një sulmi në muajin gusht në provincën Latakia.

Sipas organizatës, të paktën 67 viktima janë ekzekutuar, ose vrarë në mënyrë të paligjshme gjatë sulmeve ndaj 10 fshtarave me banorë besnikë ndaj presidentit Assad.

Në disa raste, thuhet në raportin e Human Rights Watch, janë vrarë familje të tëra. Drejtori i organizatës thotë se vrasjet nuk kanë qenë spontane, nga një grup luftëtarësh, por të organizuara, me synimin për të vrarë popullsinë civile.
XS
SM
MD
LG