Lidhje

Raport i HRW për Pranverën Arabe


Organizata e të drejtave të njeriut me seli në SHBA thotë se Pranvera Arabe solli në fuqi qeveri të reja që nuk respektojnë të drejtat e njeriut

Organizata e të drejtave të njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, Human Rights Watch ka paralajmëruar se Pranvera Arabe solli në fuqi qeveri të reja, të cilat nuk i respektojnë të drejtat e njeriut.

Në raportin vjetor të saj mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë të botuar sot, Human Rights Watch thotë se pavarësisht nga“euforia” në fillim të Pranverës Arabe, ndryshimet themelore kanë qenë të ngadalshme dhe të paqëndrueshme në vende si Egjipti, Libia dhe Tunizia.

Raporti thotë se qeveritë e reja të këtyre vendeve duhet të ndërtojnë institucione efektive të qeverisjes, gjykata të pavarura dhe duhet të trajnojnë punonjësit publikë për respektimin e të drejtave të njeriut.

Human Rights Watch e ka dënuar dhunën dhe shtypjen shtypjen e protestave në Siri. Në raport i bëhet thirrje Rusisë dhe Kinës që të vendosin sanksione të ashpra kundër Sirisë në përpjekje për t’i bërë trysni regjimit sirian që të ndalë dhunën ndaj opozitës.
XS
SM
MD
LG