Lidhje

Hillary Clinton nuk arrin të bëhet gruaja e parë presidente e Shteteve të Bashkuara


Hillary Clinton ishte zgjedhja e qartë për Partinë Demokratike para se të fitonte emërimin si kandidate e saj për presidente.

Në ditët para zgjedhjeve të së martës, një gamë e gjerë e sondazheve kombëtare i dhanë asaj një avantazh të lehtë ndaj Donald Trumpit. Ajo kishte përvojën politike tipike që historikisht ka qenë rruga për në Shtëpinë e Bardhë.

Kur votuesit kishin shansin për të thënë fjalën e tyre në qendrat e votimit, Clinton humbi në përpjekjen e saj për t'u bërë presidentja e parë e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Trump u shfaq së bashku me familjen e tij për mbështetësit e mbledhur në një sallë hoteli në Nju Jork dhe tha se tashmë është koha për të shëruar përçarjet e shkaktuara nga fushata dhe për të gjetur pikat e përbashkëta. “Është koha për t’u bashkuar si një komb i vetëm”, tha zoti Trump. Ai falenderoi zonjën Clinton për shërbimin e saj dhe njoftoi se ajo i kishte telefonuar për ta përgëzuar për fitoren. “Do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve”, tha zoti Trump.

Pak përpara, shefi i fushatës së zonjës Klinton, John Podesta u tha mbështetësve në mitingun e saj në qytetin e Nju Jorkut të shkonin në shtëpi në orën 2 të mëngjesit të mërkurën, para se gara të shpallej zyrtarisht, duke thënë se votat janë ende duke u numëruar dhe se do të ketë shumë për të thënë më vonë gjatë ditës.

XS
SM
MD
LG