Lidhje

Facebook përballet me humbje financiare


Facebook, rrjeti social më popullor në botë, thotë se pësoi humbje financiare gjatë tremujorit të dytë të vitit, megjithëse të ardhurat ishin më të larta nga sa pritej.

Në raportin e parë të të ardhurave që kur filloi të përfshihej në bursë, kompania publikoi humbje prej 157 miliardë dollarë dhe 1 presje 18 miliardë dollarë të ardhura.

Kompania ia atribuon humbjet kompensimit të investitorëve pas problemeve teknike gjatë daljes në treg.

Aksionet e Facebookut kanë rënë gati 30% që kur filluan të ofrohen në treg, kryesisht nga shqetësimet e investitorëve në se kompania mund të gjenerojë të ardhura nga reklamat.
XS
SM
MD
LG