Lidhje

Hungari: Akuza kundër një ish-oficeri për krime lufte në Serbi

  • Zëri Amerikës

Hungari: Akuza kundër një ish-oficeri për krime lufte në Serbi

Hungari: Akuza kundër një ish-oficeri për krime lufte në Serbi

Prokurorët në Hungari kanë ngritur akuzat kundër një ish oficeri ushtarak për krime lufte të kryera në Serbi rreth 70 vjet më parë.

Prokuroria e Budapestit tha se 96-vjeçari Sandor Kepiro akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e mijëra civilëve gjatë një operacioni të forcave hungareze në Novi Sad, në veri të Serbisë gjatë luftës së dytë botërore.

Më shumë se 1 mijë e 200 hebrenj dhe civilë serbë u vranë në masakrën e janarit 1942.

Zoti Kepiro është gjykuar dhe shpallur fajtor për vrasjet edhe më parë dhe u dënua nga një gjykatë hungareze me 10 vjet burg në vitin 1944. Ai pastaj u lirua nga regjimi i mbështetur nga nazistët që qeveriste Hungarinë dhe më vonë u transferua në Argjentinë.

Organizatat anti-naziste, duke përfshirë Qendrën Simon Vizental kishin bërë fushatë për ngritjen e akuzave të reja kundër zotit Kepiro që nga kthimi i tij në Hungari në vitin 1996.

XS
SM
MD
LG