Lidhje

Hungari: Presidenti Pal Schmidt nënshkruan Kushtetutën e debatueshme të vendit


Hungari: Presidenti Pal Schmidt nënshkruan Kushtetutën e debatueshme të vendit
Hungari: Presidenti Pal Schmidt nënshkruan Kushtetutën e debatueshme të vendit

Në Hungari, presidenti Pal Schmidt nënshkroi zyrtarisht Kushtetutën e debatueshme të vendit, megjithë kritikat e forta nga partitë opozitare dhe nga organiztatat e të drejtave civile. Kushtetuta u nënshkrua sot në Pallatin Presidencial në Budapest, në një cermoni që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Kushtetuta e re, e cila u miratua në parlamentin hungarez javën e kaluar, hyn në fuqi në 1 janar të vitit 2012. Presidenti Schmidt është mik i ngushtë me kryeministrin Victor Orban, partia e të cilit ka një shumicë prej dy të tretash në parlamentin e vendit. Ata u përpoqën që kushtetuta të miratohej, megjithë bojkotimin e votimit nga Partia Socialiste, një parti e majtë, si dhe nga partitë ambjentaliste të krahut të djathtë. Partia nacionaliste Jobbik votoi kundër dokumenetit.

Kritikët thonë se kushtetuta hungareze është diskriminuese, sepse ajo përmban referenca për Zotin, Krishtërimin dhe vlerat familjare. Organizata Amnesty Intrenational ka paralajmëruar se gjuha e përdorur në dokument shkel standartet ndëkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut.

Sipas tekstit të ri, shumë ligje të kushtetutës hungareze, po ashtu do të kërkojnë miratimin e shumicës prej dy të tretave të Parlamentit, duke e vështirësuar së tepërmi ndryshimin e ligjeve ekzistuese.

XS
SM
MD
LG