Lidhje

Protesta në Budapest kundër mbylljes së gazetës opozitare


Mijëra vetë protestuan dje në Budapest, me thirrjet kundër mbylljes së gazetës opozitare me tirazhin më të madh në vend.

Protestat u zhvilluan kundër kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili akuzohet nga opozita në vend dhe analistë jashtë vendit se përpiqet t’i mbyllë gojën shtypit të lirë dhe të izolojë grupet private mediatike që kundërshtojnë qëndrimin e tij anti-imigracion.

"Ata po vjedhin çdo gjë në këtë vend dhe nuk do ta paguajmë ne, por fëmijët dhe nipërit tanë,” thotë një protestuese.

Demonstratat pasojnë mbylljen e papritur të gazetës Nepszabadsag, më 8 tetor, pa paralajmërim për publikun apo stafin e gazetës.

Menaxherët fajësojnë për mbylljen rënien e qarkullimit dhe humbjet financiare të gazetës gjatë dekadës së fundit.

Por kritikët e mbylljes përmendin artikuj në fillim të muajit ku flitej për korrupsion në Partinë Fidesz të zotit Orban, përfshirë edhe akuzoheshin për korrupsion aleatë të ngushtë të kryeministrit.

XS
SM
MD
LG