Lidhje

Hungaria dhe Bashkimi Evropian përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet


Hungaria dhe Bashkimi Evropian përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet
Hungaria dhe Bashkimi Evropian përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet

Rreth 10 mijë njerëz demonstruan në kryeqytetin e Hungarisë, në mbështetje të një radiostacioni të opozitës që është duke u mbyllur nga qeveria, mes një pëplasjeje me Bashkimin Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Stefan Bos na infromon nga Budapesti se protesta pasoi një marshim pro qeverisë me pjesëmarrjen e 100 mijë njerëzve një ditë më parë.

Protestuesit marshuan dje në Budapest, duke mbajtur pllakata ku thuhej “Poshtë censura”. Stacioni opozitar, Klubradio, do të ndërpresë transmetimet më një mars, pasi këshilli hungarez i medive, i mbushur me aleatë të partisë Fidesz të Kryeministrit Viktor Orban, i hoqi frekuencat në fund të vitit të kaluar.

Ligji kundërthënës për formimin e këshillit të mediave është kritikuar nga faktori ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian iu drejtuar me një letër javën e kaluar Hungarisë pët të shprehur shqetësimet e tij reth lirisë së shtypit dhe pluralizmit, duke cituar rastin e stasionit Klubradio.

Për të shtuar presionin, Komisioni Evropian ka ndërmarrë masa ligjore kundër Hungarisë lidhur me reformat e saj të kontestuara të gjyqësorit, bankës qendrore dhe autoritetit të mbrojtjes së të dhënave. Kryeministri hungazer Viktor Orbam do tëshkojë të martën në Bruksel për t’u takuar me Presidentin Hose Manuel Barroso për të diskutuar mosmarrëveshjen.

Të shtunën, rreth 100 mijë përkrahës të Kryeministrit Viktor Orban marshuan drejt ndërtesës së parlamentit për të protestuar ndaj kritikave të Bashkimit Evropian. Disa nga pjesëmarrësit mbanin në duar fotogradi të zotit Orban, të tjertë hidhnin parrulla si “ne nuk duam të jemi koloni” dhe mbanin në duar flamurin e Hungarisë.

Mes demonstruesve ishte një këngëtare që stononte duke kënduar, e cila kishte një mesazh për komunitetin ndërkombëtar. Ajo tha “Hungaria iu kundërvu botës, prandaj tani po sulmohet”.

Të premten, një ditë para manifestimit, zoti Orban u zotua të ndryshonte ligjin e kontestuar për të shmangur thellimin e mosmarrëveshjeve me Bashkimin Evropian. Qeveria e zotit Orban i ka këruar rreth 26 miliardë dollarë në ndihmë financiare Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, megjithëse zoti Orban u përpoq ta anashkalonte çështjen e kërkesës kur foli para gazetarëve.

"Por do të doja të thosha qartë se ajo është vetëm një masë paraprake. Përndryshe është me shumë rëndësi, siç e dini, se do të ketë akuza me qytetarëve evropianë si në rastin e Greqisë, se gjermanët mendojnë se po financojnë diçka, dhe prandaj do të thonë se ai nuk po bën përpjekjet e duhura për të ndihmuar vetveten. Siç e dini, unë nuk dua të Hungaria të portretizohet kështu”.

Kryeministri Orban shtoi se huaja ka për qëllim forcimin e prezencës së Hungarisë në treg, pasi disa agjenci të kreditit i dhanë asaj vlerësimin më të ulët mes shqetësimeve lidhur me situatën politike dhe ekonomike të vendit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian e kanë bërë të qartë se bisedimet për asistencë do të fillonin vetëm atëhere kur të ndryshojnë ligji për Bankën Qendrore dhe ligje të tjera.

Krahas edhe shqetësimit të zyrtarëve evropianë rreth presionit që ushtron qeveria hungareze ndaj medias dhe kishave, priten debate dhe demonstrata të mëtejshme në Hungari.

XS
SM
MD
LG