Lidhje

Hungaria e gatshme të luftojë kundër ndërhyrjeve në çështjet e brendshme

  • Zëri Amerikës

Hungaria e gatshme të luftojë kundër ndërhyrjeve në çështjet e brendshme

Hungaria e gatshme të luftojë kundër ndërhyrjeve në çështjet e brendshme

Kryeministri i Hungarisë thotë se është i gatshëm të luftojë kundër ndërhyrjeve në çështjet e brendshme të vendit të tij. Ai i bëri komentet në Francë, pas kritikave të BE-së lidhur me ligjin e ri të medias në Hungari.

Kryeministri Viktor Orban, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, po mbante fjalim para Parlamentit evropian në Strasburg.

Disa parlamentarë evropianë kishin në duar parulla me fjalët “censurë” në protestë të rregullave të reja që Hungaria ka miratuar për median dhe që kritikët thonë se kufizojnë lirinë e shtypit. Zoti Orban tha se parlamenti evropian nuk duhet t’i ngatërrojë politikat e brendshme të Hungarisë me funksionin e presidencës së Bashkimit Evropian që ka marrë përsipër ky vend.

XS
SM
MD
LG