Lidhje

Hungaria nderon ish presidentin Ronald Regan me një statujë në Sheshin e Lirisë

  • Zëri Amerikës

Hungaria nderon ish presidentin Ronald Regan me një statujë në Sheshin e Lirisë

Hungaria nderon ish presidentin Ronald Regan me një statujë në Sheshin e Lirisë

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Hungaria nderoi Presidentin Ronald Regan me një statujë në Sheshin e Lirisë, ku ka selinë edhe ambasada amerikane.

Statuja prej bronxi dy metra e lartë, e vendosur mbi një bllok graniti, u përurua sot në prani të shumë personaliteteve, hungareze dhe amerikane.

Megjithëse Presidenti Regan nuk e vizitoi kurrë Hungarinë, përpjekjet e tij për t’i dhënë fund komunizmit e bënë atë të dashur për shumë hungarezë dhe kjo është statuja e tij e dytë në Budapest.

Përurimi është pjesë e një serie ceremonish me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Reganit që po mbahen kudo në Evropë. Statuja e Reganit është vendosur pranë një memoriali të debatueshëm të vitit 1945 që i kushtohet ushtarëve sovjetikë të vrarë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG