Lidhje

Hungaria sfidohet në Parlamentin Evropian për ligjin e saj të medias

  • Stefan Bos

Hungaria sfidohet në Parlamentin Evropian për ligjin e saj të medias

Hungaria sfidohet në Parlamentin Evropian për ligjin e saj të medias

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka paraljmëruar se Hungaria do të kundërpërgjigjet, nëse Bashkimi Evropian prej 27 anëtarëtsh ndërhyn në ato që ai i quan politika të brendëshme, ndërkohë që vendi i tij mban presidencën e radhës të BE-së. Zoti Orban i bëri këto deklarata dje, ndërkohë që Parlamenti Evropian mbajti një qendrim sfidues ndaj tij lidhur me një ligj që kritikët thonë se rrezikon lirinë e medias në Hungari. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Stefan Bos na informon nga Budapesti.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u ndërpre nga parlamentarët evropianë, të cilët dënuan atë që e shikojnë si ligjin më të reptë në Evropë ndaj medias. Ligji që hyri në fuqi ditën e Vitit të Ri, shton kompetencat shtetërore për të monitoruar dhe ndëshkuar median.

Këshilli i Medias i emëruar nga qeveria e qendrës së djathtë të zotit Orban, ka kompetencën të gjobisë kanalet e transmetimit deri në një milion dollarë dhe faqet e Internetit dhe gazetat deri në 100 mijë dollarë, nëqoftëse mbulimi i ngjarjeve nga ana e tyre nuk është i balancuar apo është i pamoralshëm.

Në fillim të fjalimit të kryeministrit hungarez në sesionin e Parlamentit Evropian në Strasburg, disa ligjvënës të Bashkimit Evropian kishin mbyllur gojën me shirit ngjitës dhe mbanin në duar parrulla proteste kundër ligjit kontradiktor të zotit Orban për median.

Në pamje qartas i irrituar, zoti Orban u tha ligjvënësve që të mos i ngatërojnë kritikat e politikave të brendëshme të Hungarisë me mandatin e tij si president i Bashkimit Evropian. Ai tha se është i gatshëm të luftojë, nëse këto çështje kërcënojnë të errësojnë presidencën gjashtë mujore të BE-së që mbahet aktualisht nga Hungaria.

Ai thotë se e dëgjoi me veshët e tij se Hungaria po akuzohet se po shkon drejt dektaturës. Zoti Orban thotë se i shikon këto akuza si ofendim ndaj kombit hungarez. Zoti Orban thotë se do ta mbrojë vendin e tij, Hungarinë e tij. Ai tha preraze se ligji hungarez nuk ka të bëjë aspak me diktaturën.

Por disa të tjerë nuk janë dakord. Udhëheqësi i fraksionit social demokrat në parlament, Martin Shulc, i bëri thirrje zotit Orban ta tërheqë ligjin.

Politikani gjerman tha se “vlera të tilla si liria, demokracia dhe drejtësia janë qëllime të përbashkëta”. Shulc tha se dënimi i një ligji që duket se nuk përfaqëson këto vlera, nuk do të thotë se parlamentarët evropianë janë duke kritikuar popullin hungarez. Ai i bëri thirrje zotit Orban të mos e ndajë Evropën. Ai shtoi se “vetëm kur të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian bashkëpunojnë, Evropa ka sukses”.

Komisioni Evropian ka thënë se ligji hungarez për median mund të mos përmbushë të gjitha standarded për një shtyp të lirë dhe të drejtë. Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë ka thënë në Budapest se ligji mund të dëmtojë pluralizmin.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barrozo tha dje se Bashkimi Evropian do t’u dërgojë këtë javë një letër autoriteteve hungareze për t’u kërkuar “sqarime”.

XS
SM
MD
LG