Lidhje

Hungaria merr kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian


Hungaria merr kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian
Hungaria merr kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian

Hungaria ka filluar kryesimin e Bashkimin Evropian për gjashtë muajt e radhës, ndërsa përballet me kritika ndërkombëtare për miratimin e një ligji të ashpër që po shkakton shqetësime rreth lirisë së mjeteve të informimit. Hungaria do të ndeshet me sfida të shumta në krye të bllokut 27-anëtarësh, përfshirë krizën e borxhit të eurozonës dhe integrimin e pakicës rome. Ministri i jashtëm i Hungarisë, Janosh Martonji, e bëri të qartë se vendi e tij e sheh stabilizimin e eurozonës si përparësi kryesore dhe i kushton rëndësi një takimi të lartë që do të mbahet në maj në Budapest mes Bashkimit Evropian dhe fqinjëve lindorë. Hungaria e mori kryesinë e organizatës, ndër të tjera edhe me angazhimin për të përmirësuar gjendjen e miliona njerëzve dhe për ta zgjeruar më tej organizatën. Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy parashikon që bisedimet për anëtarësim me Turqinë të përshpejtohen gjatë presidencës hungareze.

Lumi i Danubit përshkon jo vetëm Budapestin por edhe tre kryeqytete të tjera, më shumë se çdo lumë tjetër në botë.

Tani Hungaria, që merr presidencën e Bashkimit Evropian ditën e Vitit të Ri, do që fondet të qarkullojnë në 14 vendet në kufijtë e lumit.

Strategjia e Danubit ka si synim të përmirësojë jetët e mbi 115 milionë vetëve që jetojnë pranë njërit prejt shtrateve kryesore ujore të Evropës, ku janë disa nga zonat më të varfra të Evropës, kryesisht në Bullgari dhe Rumani, por edhe disa nga më të pasurat, në Gjermani dhe Austri.

Strategjia që pritet të miratohet nga Bashkimi Evropian përfshin modernizimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe ujore, tërheqjen e më shumë turistëve, krijimin e tregut rajonal të energjisë dhe konsolidimim e sigurisë, njëkohësisht me mbrojtjen e ambjentit.

Përveç Strategjisë së Danubit, presidenca e Hungarisë në BE do të mbizotërohet nga përpjekjet për të miratuar një disiplinë të re fiskale për të parandaluar përsëritjen e krizës ekonomike në vendet e bllokut dhe ato të Eurozonës.

Por qeveria konservatore e Hungarisë shqetësohet se këto plane ambicioze mund të mos realizohen nëse Evropa nuk e zmbraps prirjen e plakjes së popullsisë.

Ministri i Jashtëm Janos Martonyi thotë se Evropës i duhen më shumë fëmijë dhe shpjegon se Hungaria do të përdorë pozicionin në krye të BE-së për të hapur një diskutim për vlerat e familjes dhe për të propozuar që 2014-a të deklarohet “Viti Evropian i Familjes”.

“Ne e dimë mirë se është e vështirë që Evropa të bëhet konkurrente në botë me një popullsi në plakje, pa përballuar sfidën demografike. Prandaj ne duam të flasim për familje, përfshirje sociale, luftë kundër varfërisë. Ne shpresojmë shumë që një strategji të miratohet për çështjen evropiane të integrimit të Romëve”.

Përveç sfidave sociale dhe ekonomike të Bashkimit Evropian, Hungaria do gjithashtu ta përdorë presidencën e vet për të përfunduar bisedimet e anëtarësimit me Kroacinë fqinje dhe të bëjë hapa përpara në negocitatat me me aspirantë të tjerë, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe Islandën dhe Turqinë.

Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy e përshëndeti inciativën, pavarësisht nga kundërshtimet e disa vendeve anëtare që janë të shqetësuara për koston e zgjerimit të mëtejshëm. Ai parashikon që bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE, të marrin një vrull të ri gjatë presidencës hungareze.

“Në vitin 2005 u hapën negociatat e anëtarësimit. Ato janë të vështira dhe komplekse, Por ka një shans që të shënojmë përparim vitin e ardhshëm. Përpjekjet e Turqisë për reforma, kanë dhënë rezultate të dukshme. Dhe njëkohësisht, Turqia po lian një rol gjithnjë e më aktiv në ndërmjetësimin mes Sirisë dhe Izraelit dhe në përmirësimin e kontakteve me Armeninë”.

Van Rompuy vlerësoi gjithashtu Hungarinë për organizimin e takimit të nivelit të lartë të Partneritetit të Lindjes me shtetet e ish-bashkimit Sovjetik, që synon përmirësimin e sigurisë së energjisë në Evropë.

“Majin e ardhshëm, presidenca hungareze do të organizojë një takim të dytë të Partneritetit të Lindjes në Budapest. Bëhet fjalë për Armeninë, Azerbaixhanin, Gjeorgjinë, Bjellorusinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Ky partneritet ka një kapacitet të madh për rritje. Për shembull është shumë e rëndësishme rezervat Evropiane të energjisë”.

Hungaria do gjithashtu që ta bëjë më të lehtë për miliona hungarezët që jetojnë në vendet fqinjë që të marrin pasaporta hungareze.

XS
SM
MD
LG