Lidhje

Qeveria hungareze merr nën kontroll kompaninë e aluminit Mal Ltd


Qeveria hungareze merr nën kontroll kompaninë e aluminit Mal Ltd
Qeveria hungareze merr nën kontroll kompaninë e aluminit Mal Ltd

Qeveria hungareze ka marrë nën kontroll kompaninë e aluminit Mal Ltd, kompleksi kimik i së cilës shpërtheu javën e kaluar në Hungarinë perëndimore, duke shkaktuar një përmbytje mbetjesh toksike që shkatërroi dy qytete, shkaktoi vdekjen e tetë vetëve dhe dëmtoi faunën e lumit Markal.

Shefi i katastrofave kombëtare Giorgi Bakondi u emërua i dërguari i qeverisë, që ka nën kontroll kompleksin.

Policia hungareze ka arrestuar drejtorin e kompanisë, Zoltan Bakonyi. Kryeministri Viktor Orban i tha parlamentit se katastrofa ekologjike e 4 tetorit ishte rezultat i neglixhencës.

Ekspertë të Bashkimit Evropian që shkuan në Hungari për të analizuar gjendjen pas derdhjes toksike nuk janë të sigurt nëse zonat e prekura mund të pastrohen plotësisht.

XS
SM
MD
LG