Lidhje

Studim i Universitetit të Oxfordit: Burrat norvegjezë, bashkëshortët më të mirë

  • Zëri Amerikës

Studim i Universitetit të Oxfordit: Burrat norvegjezë, bashkëshortët më të mirë

Studim i Universitetit të Oxfordit: Burrat norvegjezë, bashkëshortët më të mirë

Një studim i bërë nga Universiteti i Oxfordit gjeti se burrat norvegjezë janë bashkëshortët më të dëshiruar ndërsa australianët janë burrat që bëjnë më pak punë në shtëpi. Për këtë studim u zgjodhën 12 vendet me më shumë barazi në botë, nga të cilat morën pjesë në sondazh 13,500 burra dhe gra.

Skandinavët janë të njohur për prirjet e tyre moderne përsa i përket barazisë gjinore. Gratë norvegjeze gëzojnë leje shtatzanie të paguar mirë dhe sipas një studimi të kohëve të fundit ato kanë edhe bashkëshortët më të mirë.

Të marrim çiftin Leif dhe Merete nga Osloja. Të dy janë mësues të shkollës fillore dhe prindër të një fëmije 15 muajshe që quhet Herman.

Çdo pasdite, kur kthehet nga puna, Leif ndihmon gruan duke u kujdesur për fëmijën ose duke bërë pazaret.

Por tani që Merete pret fëmijën e dytë që do të lindë pas 4 muajsh, Leifi bën edhe punë të tjera në shtëpi.

Merete thotë se gjatë dy muajve të fundit, që kur ajo ka filluar lejen e shtatzanisë, Leif merret me të gjitha punët e shtëpisë.

"Jam 5 muajshe shtatzanë dhe për mua është një mrekulli që burri më ndihmon kaq shumë. Ai pastron, bën gjellën dhe kujdeset për Hermanin. Jam shumë e kënaqur me të."

Leif thotë se ndarja e punës mes çiftit është normale në Norvegji.

Leif "Kur si burrat edhe gratë punojnë, duhet që secili të bëjë punë shtëpie. Është një rrjedhojë natyrale e funksionimit të gjërave."

Liv Loftesness, editore e revistës Kamille, më e shtitura në Norvegji për gratë, thotë se shumica e grave norvegjeze e shohin të natyrshme ndihmën e burrave.

"Mendoj se shumica e grave moderne në Norvegji e quajnë natyrale pjesmarrjen e burrave në punët e shtëpisë. Kjo nuk u duket e pazakontë grave norvegjeze, përkundrazi për to kjo është diçka e pritshme."

Slattum është një lagje e qetë periferike e Oslos.

Kur vjen pasditja, supermarketi i këtushëm mbushet me çifte që bëjnë pazaret. Christina Webla mendon se rezultatet e studimit pasqyrojnë realitetin.

"Mendoj se kjo është e vërtetë. Një grua norvegjeze e quan të natyrshme ndihmën e burrit. Burrat bëjnë pjesën e tyrte sepse ne të dy punojmë dhe kemi fëmijë. Pra mendoj se është e vërtetë."

Studimi i bërë nga Universiteti i Oxfordit gjeti se burrat norvegjezë janë bashkëshortët më të dëshiruar ndërsa australianët janë burrat që bëjnë më pak punë në shtëpi. Për këtë studim u zgjodhën 12 vendet me më shumë barazi në botë: Suedia, Norvegjia, Britania, Shtetet e Bashkuara, Irlanda e Veriut, Holanda, Irlanda, Spanja, Zelanda e Re, Japonia, Gjermania, Austria dhe Australia. (ze)

XS
SM
MD
LG