Lidhje

Jemen, përparim në ofensivën kundër hutive


Trupa besnike të ish-presidentit jemenas Abd-Rabu Mansour Hadi, të mbështetura nga një fushatë ajrore saudite, kanë rimarrë një pjesë të madhe të zonës jugore të vendit nga kryengritësit huti, përfshirë kryeqytetin e provincës.

Forcat pro-qeveritare u vunë në ndjekje të kryengritësve shiitë huti, pasi morën rreth 10 fshatra jugorë, bazën ajrore Al-Anad dhe më pas kryeqytetin e provincës. Kryengritësit huti, të cilët mbështeten nga Irani, kontrollojnë një pjesë të mirë të veriut dhe kryeqytetin Sana të Jemenit, që renditet si vendi më i varfër i botës arabe.

Rimarrja e bazës al-Anad u jep besnikëve të qeverisë një fuqizim të rëndësishëm në përpjekjet për të mbrojtur qytetin port të Adenit. Baza përdorej nga forcat amerikane për të ndërmarrë goditje kundër degës së al-Qaidës në Jemen, deri kur ajo u fut nën kontrollin e kryengritësve huti disa muaj më parë.

XS
SM
MD
LG