Lidhje

Hyn në ditën e nëntë greva e minatorëve të Bulqizës

  • Armand Mero
  • Tiranë

Hyn në ditën e nëntë greva e minatorëve të Bulqizës

Hyn në ditën e nëntë greva e minatorëve të Bulqizës

Në Shqipëri, ka hyrë në ditën e nëntë greva e minatorëve të Bulqizës ndërsa nuk ka ende asnjë marrëveshje me kompaninë austriake "ACR" e cila ka marrë me koncesion minierën

Sot një prej grevistëve u dërgua me urgjencë në spital pasi shfaqi probleme serioze të frymëmarrjes si dhe shqetësime në zemër. E rënduar paraqitet gjendja shëndetësore edhe e 14 minatorëve të tjerë, të ngujuar në një galeri rreth 1400 metra nën tokë.

Minatorët kërkojnë ndër të tjera rritjen e pagës mujore, përmirësimin e kushteve të punës, dhe uljen e moshës së pensionit. Kompania “ACR” tha se ka pranuar kërkesën fillestare për rritjen me 20 përqind të pagës duke premtuar përmirësimin e kushteve të punës dhe investime në minierë. Por minatorët tanimë kërkojnë që paga të rritet 40 përqind dhe se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre.

XS
SM
MD
LG