Lidhje

Hyn në fuqi lëvizja me karta identiteti mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

  • Isak Ramadani

Marrëveshja për lëvizjen e shtetasve të Shqipërisë dhe Maqedonisë vetëm me karta identiteti në pikat kufitare të të dy vendeve ka hyrë sot në fuqi.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e jashtëm, Haxhinasto dhe Poposki, para pak muajsh në Tiranë, ndërkohë që është ratifikuar nga Parlamentet e të dy vendeve.

Ambasadori shqiptar në Shkup Arben Çeku tha se me këtë akt do të përfitojnë sidomos turistët dhe pushuesit nga Maqedonia të cilët do të qëndrojnë në bregdetin shqiptar gjatë sezonit të verës.

XS
SM
MD
LG