Lidhje

Hyn zyrtarisht në fuqi traktati i ri START mes SHBA dhe Rusisë

  • Zëri Amerikës

ruary 5, 2011

ruary 5, 2011

Sot hyri në fuqi zyrtarisht Traktati i ri START, për pakësimin e armëve strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kjo marrëveshje do të kufizojë numrin e mbushjeve bërthamore që mund të kenë të dy vendet.

Gjatë një ceremonie sot në Munih, sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov shkëmbyen dokumentet e ratifikimit. Ceremonia u mbajt në kuadrin e konferencës e përvitshme të sigurisë në Gjermani.

Traktati i ri e kufizon numrin e mbushjeve bërthamroe për cesilin vend në 1mijë e 550 copë, 30 për qind më pak se sa marrëveshja e mëparshme e vitit 2002. Në takimin e sigurisë folën një numër udhëheqësisht botërorë, lidhur me sfidat e sigurisë me të cilat përballen vendet e ndryshme.

XS
SM
MD
LG