Lidhje

I akuzuari për vrasjet makabre në Norvegji del para gjykatës

  • Selah Hennessy

I akuzuari për vrasjet makabre në Norvegji del para gjykatës

I akuzuari për vrasjet makabre në Norvegji del para gjykatës

Sulmues i akuzuar, Anders Behring Breivik, ishte i parruar dhe kishte veshur një këmishë të kuqe. Policia tha se gjatë daljes para gjykatës ai dukej i qetë dhe i pandjeshëm ndaj ngjarjeve të fundit. Seanca dëgjimore u zhvillua me dyer të mbyllura, thanë zyrtarët, për të mbrojtur hetimet.

Më pas një gjykatës tha se i akuzuari do të vazhdonte të mbahej i ndaluar për tetë javë. Gjykatësi Kim Heger foli për gazetarët pas seancës dëgjimore.

Ai tha se Breivik kishte dëshmuar se synimi i operacionit të tij nuk ishte të vriste sa më shumë njerëz por të dërgontge një sinjal të fuqishëm se Norvegjia nuk duhet të kolonizohet nga myslimanët.

Të premten e kaluar një makinë bombë shpërtheu në qendër të Oslos. Brenda pak orësh, një person i armatosur hapi zjarr në një ishull aty pranë ku pjestarë nga rinia e partisë në pushtet ishin mbledhur për një fundjavë kampingu veror.

Breivik akuzohet për të dyja këto sulme. Ai tha se dy celula të tjera ekzistojnë në organizatën e tij, por se ai kishte vepruar i vetëm. Hetuesit thanë se nuk mund të jepnin informacione të tjera për siç thuhet celultat e tjera.

Policia norvegjeze ka rivlerësuar numrin e të vdekurve duke ulur atë në 76 viktima. Ata thanë se tetë njerëz u vranë në shpërthimin e makinës bombë dhe 68 u vranë në ishull.

Duke folur në Angli, udhëheqësit e Britanisë dhe Spanjës thanë se vendet evropiane duhet të godasin sëbashku ekstremizmin. Kryeministri britanik David Cameron.

“Britania dhe Spanja kanë qënë viktima të akteve të shëmtuara terroriste në të kaluarën dhe të dy këto vende do të ofrojnë çdo mbështetje që mundshmei për Novegjinë në ditët që vijnë.”

Zoti Cameron tha se po i merr me shumë seriozitet pohimet se i akuzuari Breivik kishte lidhje me grupet e ekstremit të djathtë në Britani.

Një ekspert për extremizmin e djathtë në Universitetin Kingston të Londrës, Andrea Mammone, thotë se egziston një rrjet i fshehtë i ekstremit të djathtë kudo në Evropë. Ai thotë se pikpamjet e shprehura nga i dyshuari nuk janë të pazakonta brenda atij komuniteti.

“Padyshim kjo ideologji e Evropës, historikisht nuk është shumë e panjohur për extremin e djathtë. Ka teori të ekstremit të djathtë që flasin për rendësinë e Evropës si një e tërë, rëndësinë e popullit evropian dhe kulturës, dhe kjo është pikërisht ajo që ky individ po përpiqet të bëjë.”

Informacione që thuhet se janë publikuar në internet nga i dyshuari përcjellin pikpamje anti-marksiste dhe anti-islamike. Zoti Mammone thotë se pavarësisht se pikpamjet e Brevik’s ndahen edhe nga të tjerë në polin e djathtë, shumica nuk e mbështesin dhunën. Por ai thotë se pikpamje të tilla radikale janë të rrezikshme.

“Kur i radikalizon të gjitha këto ide shtohet mundësia që dikush të nxisë apo krijojë dhunë. Sepse çfarë do të bësh nëse qeveria kombëtare nuk i vë shumë rendësi çështjeve të tilla si imigracioni apo multikulturalizmi. Nuk po them se kushdo mund të radikalizohet në këtë mënyrë, por sigurisht që ka efekt të madh në disa raste.”

I akuzuari Breivik ka shkruar një manifest ku thekson besimet e tij. Policia tha se ai filloi të lexonte këtë trakt gjatë seancës dëgjimore por u ndalua. Ata thanë se mjekët po analizonin gjendjen e tij mendore.

XS
SM
MD
LG