Lidhje

I dërguari i posaçëm i BE-së arrin sot në Tiranë për të ulur tensionet

  • Armand Mero

Parlamenti

Parlamenti

Në Tiranë pritet të mbërrijë sot ne mëngjes një i dërguar i posacëm i përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë Catherine Ashton, në përpjekje për të ulur tensionin e lartë politik të krijuar në vend pas ngjarjeve të dhunshme të së premtes së shkuar mes manifestuesve të opozitës dhe forcave të policisë përpara selisë së qeverisë ku humbën jetën 3 civil të vrarë me armë zjarri.

Shtetet e Bashkuara i dhanë dje mbështetje të plotë prokurorisë shqiptare e cila ka nisur hetimet mbi ngjarjen dhe që ditët e fundit është vënë në qendër të kritikave të qeverisë pas lëshimit të urdhër ndalimeve për 6 drejtuesit më të lartë të Gardës së Republikës, për të cilët dyshohet të jenë përfshirë në vrasjet e ndodhura gjatë përleshjeve.

Qeveria vazhdon të refuzojë ekzekutimin e urdhërave të prokurorisë ndërsa kryeprokuorja Ina Rama deklaroi dje se ato duhet të zbatoheshin dhe se nëse kjo do të ishte bërë që në fillim atëherë “të dhënat mbi hetimin e nisur do të kishin qenë më të plota”, saktësoi zonja Ina Rama duke shtuar se deri më tani nuk ka hetime për një “përpjekje për grusht shteti”.

Qeveria nga ana e saj po përsërit cdo ditë se manifestimi i opozitës socialiste ditën e premte “synonte përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues”.

Këtë kryeministri Sali Berisha e përsëriti edhe gjatë një takimi të organizuar dje me krerët e ushtrisë shqiptare, një takim i cili shqetësoi socialistët sipas të cilëve “implikimi i forcave të armatosura në një çështje të pastër politike ishte një akt i paprecedent dhe antikushtetues”, deklaroi deputeti socialist Pandeli Majko.

Tensioni në vend mbetet i lartë për shkak të një retorike të ngarkuar politike. Presioni ndërkombëtar në rritje, megjithatë duket se ka dhënë disa fryte të vogla.

Mbrëmë kryeministri Sali Berisha deklaroi se po mendonte të hiqte dorë nga manifestimi i paralajmëruar nga qeveria për të shtunën, ndërsa mirëpriti një angazhim të ekspertëve ndërkombëtar në hetimin mbi ngjarjen e së premtes.

Prania e ekspertëve amerikanë u kërkua zyrtarisht nga kryeprokurorja Ina Rama, sipas së cilës një gjë e tillë “do të rriste besueshmërinë e rezultatit të hetimit të kësaj cështjeje mjaft delikate”.

XS
SM
MD
LG