Lidhje

I jepet lamtumira e fundit diplomatit amerikan Richard Holbrook

  • Kent Klein

Obama dhe Klinton ne ceremoninë përkujtimore për zotin Hollbruk

Presidenti Barak Obama mbajti një eulogji në ceremoninë përkujtimore për diplomatin amerikan, Richard Hollbruk, duke e vlerësuar atë si një individ me vizion të qartë realist, trashëgimia e të cilit për paqen shtrihet në të gjithë botën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain nga informon nga Shtëpia e Bardhë se udhëheqësit botërorë dhe zyrtarët amerikanë mbudhën Qendrën Kenedi të Artit Skenik në Uashington dje, në shenjë respekti për ish ambasadorin e shquar.

Presidenti Obama tha se Riçard Hollbruku ishte një diplomat i jashtëzakonshëm, i cili i shërbeu vendit të tij deri në momentet e fundit të jetës.

E vërteta për forcën e tij shtrihet nga Delta e Mekongut në bisedimet e paqes në Paris, ai hapi rrugën për normalizimin e marrëdhënieve tona me Kinën, në shërbimin e tij si ambadador i Shteteve të Bashkuara në Gjermaninë e bashkuar, në rolin për vendosjen e paqes në Ballkan, në forcimin e marrëdhënieve tona me Kombet e Bashkuara dhe punën këmbëngulëse për avancimin e paqes dhe përparimit në Afganistan dhe Pakistan.

Hollbruku u rëzua në një takim me sekretaren Hillari Klinton në Departamentin e Shtetit më 11 dhjetor. Ai vdiq dy ditë më vonë në moshën 69 vjeçare.Suksesi i tij më i madh konsiderohet ai i vitit 1995, kur bindi të dy palët në konfliktin e përgjakshëm në Bosnje-Hercegovinë të pranonin kushtet e Marrëveshjeve të Paqes të Dejtonit.Më memorialin e mbajtur dje, zoti Obama tha se vendosmëria dhe largpamësia e Hollbrukut përfunksionimin e botës, ishte forca kryesore që ndihmoi në realizmin e marrëveshjes së Bosnjes.

Gërshetimi i atij realizmi dhe idealizimin, që ka përfaqësuar gjithmonë atë që është më e mira në politikën e jashtme amerikane, ishte në zemër të punës së tij në Bosnje, kur negocioi dhe hartoi, por edhe kërcënoi në të njejtën kohë, deri sa paqja u bë rezultati i vetëm i mundshëm.

Riçard Hollbruku e filloi karierën e tij në vitit 60-të si përfaqësues i Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar në Vjetnamin e Jugut. Ai u punësua në Departamentin e Shtetit dhe punoi për ambasadorët amerikanë në Saigon. Pa mbushur 30 vjeç, Hollbruku ishte anëtar i delegacionit amerikan në bisedimet e paqes në Paris.

Më pas ai punoi me Korpusin e Paqes në Marok, shërbeu si këshilltar i kanditatit demokrat, Xhimi Karter, në fushatën e tij për president në vitin 1976 dhe mbajti post ekzekutiv në një firmë investimesh në Uoll Strit. Hollbruku shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe në Kombet e Bashkuara, dhe më në fund si përfaqësues i posaçëm i Presidentit Obama në Afganistan dhe Pakistan.Presidenti tha dje se Hollbruku pati një ndikim të madh dhe të përhershëm në diplomacinë amerikane dhe tek kushdo që u prek prej saj.

Trashëgimia e tij shihet tek fëmijët në Bosnje, që mbijetuan për të krijuar familjet e tyre, në një Evropë që është paqësore, e bashkuar dhe e lirë, si dhe tek djemtë dhe vajzat e renj nga krahinat fisnore të Pakistanit, të cilëve ai u premtoi miqësinë e vendit tonë dhe besimin në rolin që Amerika vazhdon të luajë si fanar për të gjithë ata të aspirojnë të jetojnë të lirë dhe me dinjitet.

Në eulogjinë e tij, Presidenti Obama njfoti krijimin e një çmimi vjetor me emrin e Hollbrukut, për të nderuar shërbimin e shkëlqyer në diplomacinë amerikane. Ish presidenti Bill Klinton dhe e shoqja, sekretarja aktuale e Shtetit Hillari Klinton, ishin mes atyre që folën në ceremoninë pëkujtimore.

XS
SM
MD
LG