Lidhje

I jepet lamtumira e fundit kryeministrit të parë islamik të Turqisë

  • Zëri Amerikës

I jepet lamtumira e fundit kryeministrit të parë islamik të Turqisë

I jepet lamtumira e fundit kryeministrit të parë islamik të Turqisë

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë sot në ceremoninë e varrimit të Nexhmedin Erbakan, kryeministrit të parë islamik të Turqisë.

Udhëheqësi 85-vjeçar i lëvizjes islamike të vendit vdiq nga zemra të dielën.

Presidenti Abdullah Gyl dhe kryeministri Rexhep Taip Erdohan udhëhoqën turmën që kishte mbushur oborrin e një xhamie të Stambollit ku u mbajt ceremonia e varrimit të zotit Erbakan. Kryeministri ndërpreu një vizitë në Evropë për të marrë pjesë në varrim.

Zoti Erbakan shërbeu si kryeministër për një vit para se ushtria turke ta detyronte të jepte dorëheqjen në vitin 1997. Një vit më pas, partia e tij e Mirëqenies Sociale u ndalua nga politika për minimin e laicizmit. Partia e tij u bë pjesë e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të zotit Erdohan.

XS
SM
MD
LG