Lidhje

Si do të jetë iPhone6?


Ka filluar tashmë të flitet për produktin më të ri të firmës Apple, iPhone6. Ai do të prezantohet për herë të parë më 9 shtator, në Cupertino, të Californisë

Kompania Apple e ka ngacmuar imagjinatën e publikut në ftesat e shpërndara për ditën e prezantimit, duke thënë "Do të donim t'ju jepnim më tepër infromacion…"

Faqet në internet për teknologjinë kanë folur tashmë për produktin e ri të firmës Apple, duke thënë se mundet që ai të jetë një iPhone i ri me ekran më të madh se ai i mëparshmi, që është 10 centimetra. iPhone6 thuhet se do të jetë pak më i gjerë, rreth 12 centimetra.

Po ashtu flitet për mundësinë e një iWatch-i, një ore dore inteligjente, që mund t'i ndihmojë njerëzit të monitorojnë shëndetin dhe të kontrollojë pajisjet elektronike të lidhura me internetin, në shtëpi. Në se ato që thuhen në faqet teknologjike janë të vërteta, produkti i ri Apple do të jetë i pari me veti të reja elektronike të sofistikuara, që nga vii 2010, kur kompania nxori në treg iPad-in.

Që nga ajo kohë, Apple ka ridizenjuar dhe i ka shtuar veti të reja iPhone-ve, iPad-eve, iPod-eve dhe kompjuterave Mac.

Këto veprime kanë ngritur shqetësim tek investitorët, se kompania nuk ka më ide të reja, që nga vdekja në tetor të 2011-ës e kryevizonarit të saj, Steve Jobs.

XS
SM
MD
LG