Lidhje

Ian Kelly për mosmarrëveshjen mbi monumentin e Preshevës


Ambasadori amerikan në OSBE tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë aktet e vandalizmit dhe dhunës

Një zyrtar i lartë amerikan inkurajoi të gjitha palët në mosmarrëveshjen lidhur me monumentin e Preshevës që të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje.

Ian Kelly, Ambasador i Shteteve të Bashkuara pranë OSBE-së në Vjenë, tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë aktet e vandalizmit dhe dhunës që kanë vënë në shënjestër komunitetin serb në Kosovë në përgjigje të vendimit të marrë në Beograd lidhur me monumentin në Preshevë.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që t’i hetojnë këto krime dhe të parandalojnë akte të mëtejshme të këtij lloji. Zoti Kelly inkurajoi të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin deklarata apo veprime që rrisnin tensionet.

Ai u bëri thirrje njerëzve në Kosovë dhe Shqipëri që të tregojnë po ashtu përmbajtje në protestat e tyre dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore të çështjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG