Lidhje

GJND: Kroacia dhe Serbia nuk kanë kryer gjenocid


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori sot vendimin se as Kroacia dhe as Serbia nuk kanë kryer gjenocid gjatë luftrave të viteve ’90 në Ballkan, kur Kroacia fitoi pavarësinë nga ish-Jugosllavia.

Anëtari i gjykatës së Kombeve të Bashkuara Peter Tomka, duke shpallur vendimin tha se forcat e të dy vendeve kryen shumë krime, por asnjera prej tyre nuk arriti të provojë se pala kundërshtare kreu gjenocid gjatë konfliktit, që shkaktoi 20 mijë viktima.

Kroacia ngriti aktpadi ndaj Serbisë në vitin 1999, duke thënë se një numër i madh kroatësh u vranë, u torturuan, u zhvendosën, ose u ndaluan në qendra izolimi, pasi forcat serbe dhe trupat e ushtrisë jugosllave morën kontrollin e qytetit të Vukovarit dhe zonat përreth.

Në vitin 2010, Serbia u kundërpërgjigj, duke ngritur edhe ajo padi ndaj Kroacisë, duke thënë se mbi 200 mijë serbë u dëbuan gjatë kundërofensivës kroate në një prej betejave përfundimtare të konfliktit në vitin 1995.

Të dy vendet kanë thënë se do ta pranojnë vendimin e gjykatës, që synon të qetësojë mosmarrëveshjet mes tyre. Ka patur shqetësime se vendimi mund të shkaktojë tensione politike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG