Lidhje

Identifikohen marinsat amerikanë të implikuar në videon me trupat e talebanëve të vrarë

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Identifikohen marinsat amerikanë të implikuar në videon me trupat e talebanëve të vrarë

Identifikohen marinsat amerikanë të implikuar në videon me trupat e talebanëve të vrarë

Hetuesit amerikanë thanë se kanë identifikuar katër marinsat që shihen në video duke urinuar mbi trupat e vdekur të luftëtarëve taleban.

Shërbimi i Hetimeve Kriminale të Marinsave, që drejton punën tha gjithashtu se ka marrë në pyejtje dy nga marinsat.

Të katërt ishin anëtarë të një batalioni nga Camp LeJeune në Karolinën e Veriut. Dy nga marinsat kishin lëvizur në misione të tjera para se videoja të publikohej në internet.

Zyrtarët thanë se ata ishin pjesë e një ekipi snajperash, bazuar në mjetet dhe armët që kishin në video. Grupi u dislokua në provincën Helmandit për shtatë muaj para se të ktheheshin në atdhe në shtator të vitit të kaluar.

Zyrtarë të lartë amerikanë përfshi Sekretarin e Mbrojtjes Leon Panetta dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton e dënuan videon.

Sot komandanti i Forcave Ndërkombëtare për Sigurinë në Afganistan shrehu indinjimin e tij ndaj videos.

Gjenerali John Allen, i cili po udhëton për në Shtetet e Bashkuara, tha se akte të tilla duhen dënuar në mënyrën më të fuqishme të mundshme. Ai tha gjithashtu se personat përgjegjës do të dalin para ligjit.

Disa zyrtarë thanë se në se incidenti konfirmohet, marinsat e përfshirë mund të akuzohen për krime lufte duke mos i trajtuar me nder trupat e të vrarëve.

XS
SM
MD
LG