Lidhje

Sfida ekzistenciale për Evropën, ndërsa përpiqet të vërë nën kontroll krizën

  • Zëri Amerikës

Sfida ekzistenciale për Evropën, ndërsa përpiqet të vërë nën kontroll krizën

Sfida ekzistenciale për Evropën, ndërsa përpiqet të vërë nën kontroll krizën

Udhëheqësit evropianë po përpiqen të vënë nën kontroll krizën e borxheve, por ndërkaq po përballen me sfida të tjera të vështira si identiteti kombëtar, mospërputhjet në modelet ekonomike që ndjekin vende të veçanta dhe nivelin e centralizimit të vendim-marrjes për çështje si shpenzimet e vendeve individuale.

Fati i eurozonës është në pikëpyetje dhe kërcënon me një krizë tjetër globale nëse nuk zgjidhet së shpejti problemi i borxheve.

Kriza e borxheve evropiane vazhdon prej dy vjetësh. Udhëheqësit e kontinentit evropian po ndeshin presion në rritje për të marrë vendime të vështira në mënyrë që të stabilizohen tregjet financiare dhe të mos lejohet një përhapje më e madhe e problemit. Shqetësimi kryesor është tani Italia, e cila ka një borxh prej 2.6 trilionë dollarësh dhe mund të ketë nevojë për një paketë ndihmash. Evropa mund të mos jetë në gjendje të përballojë nxjerrjen nga kriza të një ekonomie kaq të madhe.

Ministrat e financave të eurozonës që ishin mbledhur sot në Bruksel ishin nën presion për të gjetur një të mesme të përbashkët për interesat politke dhe financiare të vendeve të ndryshme, që nga ekonomi të fuqishme si Gjermania e deri tek vende të vogla si Malta. Opsionet e mundshme do të diskutohen muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG