Lidhje

Majlinda Kelmendi nuk ishte e detyruar të bënte testin e paplanifikuar


Federata Ndërkombëtare e Xhudos tha se sportistët nuk ishin të detyruar që t’i nënshtroheshin analizave të paplanifikuara të gjakut gjatë trajnimit në Francë në qershor dhe se ata që refuzuan, përfshirë fituesen e medaljes së artë Majlinda Kelmendi nga Kosova, kishin rezultuar negative për substance të ndaluara një javë më pas.

Analizat për të cilat nuk ishte njoftuar më parë, ishin organizuar në një kamp trainimi në Saint-Cyprien për sportistë francezë, tha Federata sot.

Kur iu kërkua edhe sportistëve të huaj, trajnerët e disa vendeve pyetën specalisten e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për anti-dopingun, e cila tha se nuk ishin të detyruar që të bënin analizën.

Kur u informua për këtë çështje, Presidenti i Federatës Marius Vizer vendosi që ata që nuk e kishin bërë testin si Kelmendi dhe gjermania Martyna Trajdos, t’i nënshtroheshin analizës një javë më pas dhe rezultatet ishin negative.

Gazeta the “The Guardian” citonte kreun e Federatës së Xhudos në Kosovë të thoshte se Kelmendi e kishte refuzuar analizën, por se ajo nuk kishte përdorur substanca të ndaluara.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos konfirmoi për agjencinë e lajmeve Reuters, se Kelmendi kishte bërë disa analiza këtë vit, përfshirë në Rio të dielën kur ajo u bë e para sportiste nga Kosova që fitonte një medalje olimpike.

XS
SM
MD
LG