Lidhje

Ilaç i ri që zgjat jetën e grave me kancer gjiri të avancuar


Ilaç i ri që zgjat jetën e grave me kancer gjiri të avancuar
Ilaç i ri që zgjat jetën e grave me kancer gjiri të avancuar

Shkencëtarët anglez thonë se një ilaç i ri prodhuar nga sfungjeri i detit mund të zgjasë jetën e grave që vuajnë nga kanceri i avancuar i gjirit. Ilaçi i ri, i njoftuar të dielën në konferencën mjekësore që po zhvillohet në Çikago, quhet eribulin. Mjekët thonë se imiton përbërësit e qelizave të sfungjerit që ndalon ndarjen e qelizave.

Në raportet e publikuara sëbashku me shpalosjen e ilaçit të ri, studiuesit thonë se pacientet të cilat ishin trajtuar me kimoterapi dhe më pas morën ilaçin eribulin jetuan të paktën 2 muaj e gjysëm më shumë sesa gratë që ishin trajtuar vetem me kimoterapi.

Shkencëtarët me universitetin Leeds të Britanisë thonë se ky është trajtimi i parë standart për pacientet e kancerit të gjirir të cilat kanë kaluar të gjitha trajtimet e njohura si radiacioni. Ata i quajnë premtuese rezultatet e studimit.

XS
SM
MD
LG